Masat ndaj COVID-19/ Drejtoria e Transporteve: Nga 6 prilli shërbime specifike vetëm për subjektet që lejohen të ushtrojnë aktivitet

TIRANË, 5 prill /ATSH/- Duke filluar nga data 6 prill, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transport Rrugor (DPSHTRR) do rifillojë pesë shërbime specifike, vetëm për subjektet që lejohen të ushtrojnë aktivitet, në kushtet e masave kundër COVID-19.

Në DRSHTRR Tiranë dhe Durrës, shërbimet duhet të rezervohen online https://www.dpshtrr.al/info…/rezervo-online-takimin-sherbime

Sipas DRSHTRR shërbimet janë : EASY CHECK – kontrolli fizik në ambient e subjektit
shërbime për mjetin; shërbime për licencimin dhe certifikimin e mjeteve; shërbime për lejedrejtimin (rezervimi i vlefshëm për Tiranën, Durrësin dhe Fierin); taksa vjetore e mjeteve të përdorura (TVMP)/e mjeteve të luksit (TVML) (rezervimi i vlefshëm për NSHARAK!)

Nga e hëna në të premte nga ora 07:00 deri në 12:30 janë të hapura shërbimet për qytetarët. /e.xh//a.a/

e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.