JAPONI – Regjstrohen 143 raste të reja me COVID-19

TOKIO, 5 prill /ATSH-DPA/ – Tokio regjistroi 143 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në mbi 1 000 numrin e rasteve të konfirmuara.

Kjo shifër shënon një tjetër rekord pasi autoritetet shëndetësore regjistruan dje 118 raste të reja.

Kjo është hera e parë që rastet e reja brenda një dite janë rritur në mbi 100.

Rritja e rasteve nënkupton se kryeministri Shinzo Abe është nën presion për shalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, për të ngadalësuar përhapjen e virusit, raportojnë mediet lokale.

Japonia tashmë është detyruar të shtyjë Lojërat Olimpike për një vit, si pasjë e krizës globale. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.