FOKUS – Italia krijon njësinë monitoruese anti fake news për COVID-19

ROMË, 5 prill /ATSH-ANSA/ – Krijuam një njësi monitoruese për të luftuar përhapjen e lajmeve të rreme në lidhje me COVID-19 në internet dhe në rrjetet sociale, njoftoi sot zëvendëssekretari i Këshillit italian të Ministrave, Andrea Martella.

“Ky ishte një hap i domosdoshëm, përballë përhapjes masive dhe në rritje të dezinformacioneve dhe lajmeve të rreme në lidhje me urgjencën e COVID-19”, theksoi ai.

”Ky grup pune do të ketë detyra të rëndësishem. Që nga analiza e metodave dhe burimeve që gjenerojnë dhe shpërndajnë lajme të rreme deri te përfshirja e qytetarëve dhe përdoruesve socialë për të forcuar rrjetin e zbulimit”, shtoi Martella.

”Ne do të punojmë për ndërgjegjësimin përmes fushatave të komunikimit. Të gjitha këto në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë, Mbrojtjen Civile”, tha ai.

”Ne do të fillojmë partneritetin me subjektet e internetit të specializuara në kontrollimin e fakteve, motorët kryesorë të kërkimit dhe platformat sociale”, përfundoi zëvendëssekretari i Këshillit italian të Ministrave, Andrea Martella./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.