Babai i kriminologjisë shqiptare feston 100-vjetorin, Xhafaj: Ishim me fat që patëm pedagogë si ju

TIRANË, 5 prill /ATSH/ I njohur si babai i kriminologjisë shqiptare, Prof. Ismet Elezi festoi sot 100-vjetorin e tij të lindjes.

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj i cili ka qenë dhe kryetar i Komisionit të Posaçëm për ndryshimet Kushtetuese thekson se, “Prof. Elezi është shkencëtari, pedagogu, juristi i shkëlqyer, edukator dhe shembull frymëzimi për sa e sa breza juristësh në këtë vend.

“Një lajm i bukur sot. Prof.Ismet Elezi mbushi plot 100 vjeç. Një shekull! Një jetë! Shkencëtari, pedagogu, juristi i shkëlqyer, edukator dhe  shembull frymëzimi për sa e sa breza juristësh në këtë vend”,  shprehet Xhafaj.

“Për 10 vjet Sekretar Shkencor i Universitetit të Tiranës, që nga krijimi i tij. Njeriu që konsolidoi shkencën e së drejtës penale në këtë vend, që krijoi dhe drejtoi prej 20 vjetësh Byronë Juridike në qeveri, mbi 50 vjet pedagog, autor i dhjetëra teksteve, librave dhe punimeve shkencore. Faleminderit dhe Urime Profesor! Sa me fat ishim që patëm pedagogë si ju”, tha Xhafaj në mesazhin e tij të urimit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.