Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Profesionistët e shëndetit kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve

PRISHTINE, 5 prill /ATSH/ -Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, ka përgëzuar përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të të tjerëve që po punojnë me mund e me rrezik të madh për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë.

“Ata kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Duke punuar së bashku, duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve të shëndetësisë dhe duke lënë anash ndarjet mes komuniteteve, e mposhtim COVID-19”, thuhet në deklaratën e ambasadës./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.