ALO 116! Linjë këshillimi për fëmijë e adoleshentë për çështje që lidhen me COVID-19

TIRANË, 5 prill /ATSH/ Për të gjithë ata adoleshentë që po përballen me ndryshime në jetën e tyre për shkak të epidemisë dhe që ndihen të izoluar ose mund të bien pre’ e kërcënimeve apo e keqtrajtimit, nuk duhet të harrojnë: nuk jeni vetëm!

ALO116111 po ndihmon fëmijët dhe adoleshentët në momentet më të vështira. Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës Linja Kombëtare e Ndihmës për Fëmijët në Shqipëri – ALO 116, këshillon mesatarisht në javë 200 fëmijë e adoleshentë për çështje që lidhen me COVID-19.

Ju nuk jeni vetëm! Nëse keni mërzi, ankth apo pasiguri telefononi falas në numrin 116111.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.