VIDEO/ Moti me dëborë – Riparohet linja elektrike në Burrel

TIRANË, 4 prill /ATSH/ Punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), kanë arritur të eliminojnë defektet nga kushtet e këqija atmosferike dhe dëbora e dendur në linjat TM, Fideri Gurre N/St Suc, në Burrel.

OSHEE njofton se, abonentë u furnizuan me energji brenda një kohe të shkurtër dhe rrjeti funksionon normalisht.

Sipas  OSHEE-s, gjatë 24 orëve të fundit, rreth 70 punonjës të drejtorisë së Tensionit të Lartë njësia Veri, u angazhuan 24 orë për riparimin e linjës 35 kV.

Defekti u shkaktua pranë liqenit në HEC Ura e Fanit, në një gjatësi prej 1423 metra.
Brigadat e linjave të Shkodrës, Mirditës dhe Kukësit punuan në kushte mjaft të vështira të motit.

Dy kampatat e linjës që pësuan defekt gjendeshin mbi ujë, ndaj u përdorën varkat për të rikuperuar kabullin e këputur dhe riparuar rrjetin elektrik për 4000 banorët e zonave Kaçinar, Bukmir, Simon, Kushnen, Shengjergj, Kalur, Arrëz dhe Molaj.

OSHEE, falenderon të gjithë punonjësit që edhe në këto ditë të vështira që po kalon vendi për shkak të COVID 19 janë në krye të detyrës e.xh//j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.