MADRID, 4 prill /ATSH-AFP/ – Spanja regjistroi në 24 orë 809 të vdekur si pasojë e COVID-19, një shifër në rënie për të dytën ditë radhazi pas rekordit prej 950 të vdekur të regjistruar të enjten, sipas një bilanci të regjistruar sot nga autoritetet.
Numri total i të vdekurve të regjistruar ka arritur në 11 744 në vendin e dytë më të prekur në botë nga koronavirusi i ri, pas Italisë.
Numri i rasteve të reja të konfirmuara zyrtarisht është ngadalësuar gjithashtu, në 7 026 duke e çuar numrin total në 124 736.
Rreth 3 706 persona janë deklaruar të shëruar në 24 orë për një total prej 34 219.
Rajoni i Madridit mbetet më i prekuri me 40% të të vdekurve, 4 723 dhe 29% të rasteve 36 249, i ndjekur nga Katalonja ku 2 508 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19./ /ec/