SHBA – OKB thirrje për armëpushim humanitar në përvjetorin e betejës për Tripolin

TRIPOLI, 4 prill /ATSH-DPA/ – Organizata e Kombeve të Bashkuara i bëri përsëri thirrje palëve ndërluftuese të Libisë për një armëpushim humanitar, përballë përhapjes së pandemisë së koronavirusit, në përvjetorin e parë të fillimit të betejës për pushtimin e Tripolit.

Më 4 prill të vitit të kaluar, gjenerali Khalifa Haftar, komandanti i Ushtrisë Kombëtare Libiane, urdhëroi forcat e tij të merrnin Tripolin nga qeveria rivale e Akordit Kombëtar, e mbështetur nga OKB.

Luftimet kanë shkaktuar të paktën 356 viktima civilë dhe 329 të plagosur, sipas Misionit të Mbështetjes së OKB në Libi (UNSMIL).

“Pandemia e COVID-19, që po përhapet në Libi, ashtu si në të gjithë botën, nuk njeh as kufij kombëtar e as fronte lufte dhe paraqet kërcënimin më të madh për mirëqenien e popullit libian”, deklaroi UNSMIL. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.