SHBA – 1 500 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

NJU JORK, 4 prill /ATSH-AFP-AA/ – SHBA-ja regjistroi rreth 1 500 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në 24 orë, sipas informacioneve të Universitetit Johns Hopkins, duke regjistruar kështu bilancin më të rendë në vend.

Me 1 480 të vdekur, sipas shifrave të universitetit të aktualizuara në vazhdimësi, numri total i personave që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë në SHBA ka arritur tashmë në 7 406.

Numri i të vdekurve në SHBA nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 7 000, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Sipas të dhënave, numri i të vdekurve nga COVID-19 ka arritur në 7 406, ndërsa bilanci më i rende është regjsitruar në Nju Jork, i cili është goditur më shumë dhe numëron 1 867 të vdekur. Në mbarë shtetin e New Yorkut janë regjistruar 955 vdekje të reja.

Ndërkaq, numri i rasteve të konfirmuara në mbarë vendin ka arritur në mbi 277 mijë veta.

Pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë globin.

SHBA ka regjistruar numrin më të madh të rasteve, por niveli i vdekshmërisë ka mbetur relativisht i ulët. Italia mbetet vendi më i goditur me 14 681 vdekje, i ndjekur nga Spanja me 11 198 vdekje.

Virusi e ka shtyrë ekonominë globale në prag të recesionit dhe, ndërsa masat e njëpasnjëshme të vendeve për të mbajtur njerëzit në shtëpi kanë bllokuar bizneset./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.