MOSKË, 4 prill /ATSH-AFP/ – Rusia njoftoi se do të ndërpriste të gjitha fluturimet drejt dhe me destinacion vendin duke përfshirë këtu dhe riatdhesimin e shtetasve, me qëllimin për të kufizuar rrezikun për një vale tjetër infektimi me koronavirusin e ri.
Qendra operacionale, e dedikuar per koronavirusin deklaroi se pezullimi do të aplikohej për të gjitha fluturimet speciale, të destinuara për riatdhesimin e shtetasve ruse apo për kthimin e shtetasve të huaj në vendet e tyre të origjinës..
Moska njoftoi një ndihmë buxhetore prej 6,5 milionë dollarësh do të vihej në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Jashtme për të financuar qëndrimin e zgjatur të shtetasve të bllokuar jashtë vendit.
Rusia ka njoftuar 4 149 raste të kontaminuara dhe 34 të vdekur nga COVID-19./ /ec/