Rregulla të reja për frekuentimin e tregjeve/ Korridore sanitare në pikat hyrëse e dalëse nën monitorimin e FA dhe Policisë

TIRANË, 4 prill /ATSH – I. Vata/-Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka njoftoi sot se nisi vendosja e shiritave dhe korridoreve sanitare në pikat hyrëse e dalëse në tregje të cilat do të mbikëqyren rreptësisht nga FA dhe Policia.

“Asnjë tolerim për këdo që nuk kujdeset për shëndetin e tij duke rrezikuar dhe të tjerët”, tha ajo

Po ashtu, Xhaçka shtoi se “bashkë me kryebashkiakun Erijon Veliaj, drejtorin e Policisë së Shtetit, Veliu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral Kollçakun  inspektuam tregun, ku gjatë paradites së kësaj të shtune është vënë re kaosi e mosrespektim i rregullave të distancës dhe higjienës”.

“Që nga e hëna, rregulla të reja për frekuentimin e tregjeve përgjatë orarit 5.00 – 13.00, duke nisur nga ai në Kombinat, me prezencë edhe më të madhe Forcave të Armatosura”, tha ministrja.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.