Kosovë/ Nuk respektuan orën policore, arrestohen 27 persona 

PRISHTINE, 4 prill /ATSH/ -Policia e Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 27 persona, pasi pa ndonjë arsye kanë lëvizur në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve.

Sipas Policisë, dy persona janë arrestuar në fshatin Mazgit të Obiliqit, të cilët kanë dal pa ndonjë arsye në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistës është liruar në procedurë të rregullt.

Po në Obiliq, konkretisht në fshatin Milloshevë, janë arrestuar dy të dyshuar të cilët kishin qenë duke udhëtuar me veturë, pa ndonjë arsye  në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistitës janë liruar në procedurë të rregullt.

Në fshatin Mramor të Prishtinës, janë arrestuar tre persona të cilët kishin qenë duke udhëtuar me veturë pasi  pa ndonjë arsye kanë lëviz në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me udhëzimin e tij të dyshuarit pas intervistës janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia po ashtu, njofton se është iniciuar rasti ndaj pesë të dyshuarve, pasi  nuk kanë respektuar vendimin rreth parandalimit të pandemisë në konviktin e studentëve Prishtinë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Tre persona të tjerë janë arrestuar në sheshin ‘Nëna Terezë”, në Prishtinë, pasi nuk kanë respektuar kohën e ndalesës së lëvizjes. Të dyshuarit pas intervistës me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

E një person është shoqëruar në stacionin policor në Podujevë, pasi nuk ka respektuar vendimin rreth parandalimit të pandemisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Punonjësi policor në Gllogovc, gjatë patrullimit ka vën re tre persona të cilët nuk kishin ndonjë arsye të qëndronin jashtë gjatë orarit të ndaluar për qarkullim. Me urdhër të prokurorit pas intervistës të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Dy persona janë arrestuar në fshatin Krush e Madhe të Rahovecit, pasi nuk kanë përfillur dispozitat shëndetësor gjatë epidemisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia tha se dy janë arrestuar edhe në Pejë e një në fshatin Dollc të Klinës. Ndërsa, në veri të Mitrovicës janë arrestuar dy persona dhe një tjetër në fshatin Leshak të Leposaviqit./KosovaPress//e.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.