FOKUS – Më shumë dhunë në familjet gjermane, veçanërisht në qytete

BERLIN, 4 prill /ATSH-DPA/ – Kufizimet nga pandemia e koronavirusit kërcënojnë të përkeqësojnë dhunën në familje, veçanërisht në qytete, tha sot ministrja gjermane e  Familjes, Franziska Giffey.

“Ne jemi duke marrë njoftime të ndryshme nga shtetet federale. Padyshim që ka një ndarje qytet-fshat”, i tha ajo DPA-së.

”Mundësia për konflikt nuk është aq e lartë në rajonet rurale, ku ka më shumë mundësi për të dalë dhe ku njerëzit nuk jetojnë shumë së bashku, tha ajo.

Qytetarëve gjermanë u kërkohet të largohen nga shtëpia vetëm kur është e nevojshme, me takime të lejuara me një person tjetër jashtë, nën rregulla sociale të distancës, megjithëse disa autoritete lokale kanë zbatuar kufizime më të ashpra të bllokimit.

Shkollat ​​dhe qendrat e kujdesit ditor janë mbyllur në shumicën e shteteve federale tashmë për tre javë.

Javën e kaluar, Giffey mori raportet nga qyteti i Berlinit, ku sipas policisë dhuna në familje ishte rritur me 10%.

”Telefonatat për raportime dhune ishin rritur më shumë se 20%”, tha ministrja për edicionin në internet të gazetës ”Die Zeit”.

“Më shumë fëmijë dhe më shumë prindër po marrin në telefon”, shtoi ajo./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.