COVID-19 – Kina tri minuta heshtje kombëtare në kujtim të viktimave

PEKIN, 4 prill /ATSH-DPA – Kina mbajti tri minuta heshtje kombëtare sot në kujtim të viktimave të koronavirusit.

Gjatë ngjarjes së zisë kombëtare, flamujt kombëtar në të gjithë Kinën, në ambasadat dhe konsullatat kineze jashtë vendit u ulën në gjysmë shtizë dhe aktivitetet e argëtimit publik u ndërprenë.

Tri minutat e heshtjes filluan në orën lokale 10:00 (0200 GMT).

Në të njëjtën kohë, boritë e makinave, trenave dhe anijeve ranë në kujtim të tyre, ndërkohë që alarmet e mbrojtjes ajrore u fikën.

”Ngjarja ka për qëllim të nderojë dëshmorët dhe bashkatdhetarët e vdekur në luftën kundër pandemisë së koronavirusit”, tha Këshilli i Shtetit.

Dita e Pastrimit të Varreve është një festë e përvitshme kineze gjatë së cilës familjet mblidhen për të nderuar paraardhësit e tyre dhe për të pastruar varret e tyre.

Sidoqoftë, me kufizime në vend për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, këtë vit shumë provinca u kërkuan banorëve që të mos ta bënin këtë ritual, por përkundrazi, të nderonin të vdekurit nga shtëpia./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.