TURQI – Shkon në 425 numri i viktimave nga COVID-19

ANKARA, 3 prill /ATSH-AA/ – Numri i viktimave nga COVID-19 në Turqi arriti në 425, pasi 69 persona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Turqi u rrit në 2 786 në 24 orët e fundit.

Koca njoftoi se gjithsej në vend janë regjistruar 20 921 raste me koronavirus. / /sara/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.