SOCIALE – Për dy javë në SHBA kanë mbetur pa punë 10 milionë persona

UASHINGTON, 3 prill /ATSH-AA/- Në SHBA, ku pritet numri i rasteve pozitive të tejkalojë 250 000, kanë nisur edhe problemet sociale pasi për dy javë kanë mbetur 10 milionë njerëz pa punë.

”Numri i personave të cilët kanë mbetur pa punë këtë javë tejkaloi 6,6 milionë, që është dyfish më shumë në krahasim me javën e kaluar kur punën e kanë humbur 3,3 milionë persona”, sipas të dhënave të institucioneve kompetente.

Pothuajse 10 milionë amerikanë në këto dy javë janë paraqitur për ndihmë për të papunë që është një numër më i madh në historinë e re.

Ekonomia amerikane lëvizte me një shpejtësi më të madhe, ndërsa menjëherë u ul dhe miliona punëtorë dolën të papunë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.