SHBA – FMN: 90 vende kërkojnë fonde emergjente pas krizës ekonomike

GJENEVË, 3 prill /ATSH-DPA/ – Më shumë se 90 vende kanë kërkuar fonde emergjente nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), pasi pandemia e koronavirusit ka çuar në një krizë të pashembullt ekonomike, deklaroi kryetarja e FMN-së, Kristalina Georgieva.

“Asnjëherë në historinë e FMN-së nuk kemi parë ekonominë botërore të qendrojë në vend”, theksoi ajo në një konferencë për shtyp online të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Tashmë kemi hyrë në recesion. Është shumë më keq sesa kriza globale financiare”, shtoi Georgieva. / /sara/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.