SHBA – De Blasio për qytetarët e Nju Jorkut: Kur të dilni mbuloni fytyrën me shall

NJU JORK, 3 prill /ATSH-AA/- Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio, në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri u bëri thirrje qytetarëve që të mbulojnë fytyrën kur të dalin jashtë.
“Qytetarëve të Nju Jorkut u rekomandojmë që kur të dalin jashtë të mbuloni fytyrën me maska të bëra vetë, me shall, shami apo copa”, theksoi ai.

Në anën tjetër Bill de Blasio ka paralajmëruar qytetarët që të distancohen nga përdorimi i maskave mjekësore, duke thënë se kjo është për shkak të shqetësimit se kjo mund të shkaktojë pamjaftueshmërinë e maskave për punonjësit e shëndetit në spitale.

Në konferencën e djeshme për media, ai tha se në javët e ardhshme spitalet në qytet kundër valës së epidemisë kanë nevojë emergjente për 3.3 milionë maska të tipit N95, 2.1 milionë maska për operacione, 100 mijë veshje izoluese dhe 400 ventilatorë.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Universiteti “Johns Hopkins”, New Yorku me 92.381 raste dhe 2.373 vdekje është në krye të rajoneve më të prekura nga COVID-19 në SHBA. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.