Shahini publikon fotoalbum të mësuesve: Të angazhuar që nxënësit të mos ngelin mbrapa

TIRANË, 3 prill/ATSH- A. Fortuzi/ Përkundër sfidave të kohës, mësuesit janë të angazhuar që nxënësit të mos mbesin prapa me mësime.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, përmes publikimit të një fotoalbumi, nënvizon përpjekjen e mësuesve në Shqipëri për të ndihmuar nxënësit e tyre online, në këtë kohë të vështirë, me qëllim që ata të mos mbeten pas me mësimet.

“Edhe pas 4 javësh mësim në kushte shtëpie, përkundër sfidave të kohës në të cilën po kalojmë, mësuesit mbesin të angazhuar që nxënësit e tyre mos të mbesin prapa me mësime”, shprehet Shahini. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.