Rama: Krenar për Forcat e Armatosura që vazhdojnë çdo ditë misionin e tyre humanitar


TIRANË, 3 prill/ATSH/ Forcat e Armatosura po vijojnë çdo ditë me operacionet humanitare, për t’u ardhur në ndihmë pensionistëve të vetmuar dhe familjeve në nevojë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky operacion, ndërsa u shpreh krenar për Forcat e Armatosura.

“Krenar për Forcat e Armatosura që vazhdojnë çdo ditë misionin e tyre humanitar”, tha Rama.

FA janë angazhuar në terren në operacionet humanitare, duke shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë ose pensionistët e vetmuar, të cilëve u ndalohet të dalin nga shtëpia në kuadër të masave kundër COVID-19./m.m/ /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.