Prodhimi bujqësor/ Fieri dhe Lushnja eksportuan 200 tonë perime brenda një dite drejt Italisë, Austrisë dhe Kosovës

TIRANË, 3 prill /ATSH/ Përtej punës në kushtet shtrënguese me masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19, fermerët dhe blegtorët vijojnë punën pa pengesa.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, krahas rritjes së prodhimi bujqësor vendas, vijon rritja edhe eksporteve.

Nga qendrat kryesore të prodhimit bujqësor vendas, nga Fieri dhe Lushnja janë eksportuar vetëm gjatë ditës së djeshme rreth 200 tonë produkte bujqësore.

20 kamionë me prodhime “Made in Albania” u eksportuan në Itali, Austri, Kosovë prodhime të freskëta bujqësore, krahas furnizimit normal të tregut vendas me prodhime bujqësore.

Në qarkun e Fierit dhe të Lushnjës janë të paktën 63 kultura të destinuara për eksport në 17 vende, 11 prej të cilave vende të BE-së. e.xh/ /a.a/ /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.