NASA vijon misionet drejt Hënës dhe Marsit, pavarësisht COVID-19

NJU JORK, 3 prill /ATSH-DPA/ – NASA do të tvazhdojë të përgatitet për misionet njerëzore në Hënë dhe Mars, si pjesë e programit të agjencisë ”Artemis”, deklaroi zyrtari i lartë i NASA-s, Jim Bridenstine.

“Misioni i NASA vazhdon. Ne jemi krenarë të ndajmë vizionin tonë për vajtjen në Hënë pas vitit 2024 dhe po përgatitemi për Marsin”, theksoi ai në Twitter.

Programi synon që astronautët amerikanë të ulen përsëri në Hënë deri në vitin 2024 me një sy drejt dërgimit të tyre në Mars.

Misioni do të shënojë më shumë se 50 vjet që kur njerëzimi kaloi për herë të fundit në orbitën hënore.

“Pas 20 vitesh jetese të vazhdueshme në orbitat e Tokës së ulët, ne jemi tani gati për sfidën tjetër të madhe të eksplorimit të hapësirës”, tha Bridenstine.

“Për vitet në vijim, ‘Artemis’ do të shërbejë si ylli ynë polar, ndërsa ne vazhdojmë të punojmë drejt eksplorimit edhe më të madh të Hënës, ku do të demonstrojmë elementet kryesore të nevojshme për misionin e parë njerëzor në Mars”, shtoi ai.

NASA tha që lëvizshmëria ishte “elementi thelbësor” i nevojshëm për astronautët që të kishin një prani të qëndrueshme në Hënë.

Agjencia synon të prezantojë një automjet për terrenin e Hënës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.