Agjencia Telegrafike Shqiptare

MJEKESI – Efektet e vitaminës A në organizëm

MILANO, 3 prill /ATSH/- Vitamina A, ose retinoli, është pjesë e vitaminave të tretshme në yndyrë, të cilat shpërndahen në yndyrna, prandaj thithja varet nga sasia dhe cilësia e lipideve të paraqitura me ushqim, shkruhet në gazetën italiane ”Il Giornale”.

Vitaminat e tretshme në yndyrë mund të grumbullohen në mëlçi dhe për këtë arsye nuk është e nevojshme t’i merrni ato përmes ushqimit. Trupi i ruan ato dhe i lëshon në doza të vogla kur bëhen të domosdoshme.

Vitamina A është thelbësore për rritjen dhe zhvillimin normal dhe diferencimin e indeve që përbëjnë organizmin.

Ajo është gjithashtu thelbësore për shikimin tonë sepse, së bashku me pararendësit e saj, karotenoidet, është pjesë e përbërësve rodopsin, substancë e pranishme në retinë që i jep syrit ndjeshmëri ndaj dritës.

Mangësi e vitaminës A në fakt shkakton verbim natën (termi shkencor hemeralopia); ndërsa gjatë ditës vizioni është normal.

Vitamina A është gjithashtu e dobishme për shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve, gjithashtu stimulon reagimin imunitar të trupit. Disa studime pretendojnë se vitamina A gjithashtu ka aftësi antikancerogjene.

Vitamina A është e pranishme në ushqime në dy forma: retinol dhe provitaminë A, ose karoten. Retinoli gjendet kryesisht në ushqime me origjinë shtazore, në veçanti në mëlçi, në vaj peshku, në vezë dhe në qumësht dhe derivatet e tij (gjalpi dhe djathi).

Karotenët, përfaqësuesi kryesor i të cilit është beta-karotene, gjenden në bimë të verdha portokall, karrota, kungull, speca, pjeshkë, kajsi dhe pjepër, dhe në perime me gjethe jeshile, përfshirë spinaqin. /o.s/ /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version