Lajm i mirë: 9 të shëruar sot nga COVID-19

TIRANE, 3 prill/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se edhe 9 persona të tjerë janë shëruar nga COVID-19.

“Lajm i mirë: 9 të shëruar sot”, deklaroi Kryeministri në orët e vona të pas mesnatës.

Deri tani  85 persona kanë fituar betejën me koronavirusin në vendin tonë.

Një ditë më parë u dha lajmi se edhe një çift i moshuar nga Korça që erdhën në spitalin Infektiv në gjendje të rënduar u shëruan nga COVID-19. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.