Këmbimi valutor/ Leku forcon pozitat ndaj euros, zhvlerësohet në raport me dollarin

TIRANË, 2 prill /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten euroja u zhvlerësua me 1.14 lekë krahasuar me një ditë më parë, ndërsa dollari amerikan u forcua me 0.29 lekë.

Sipas kursit  zyrtar të Bankë së Shqipërisë, euro këmbehet sot me 126.54 lekë dhe dollari  me 116.94 lekë.

Pozita të ndryshme në raport me lekun kanë reflektuar sot edhe monedhat e tjera të huaja. Kështu, paundi britanik këmbehet me 144.29 lekë ose 0.41 lekë më pak se ditën e enjte dhe franga zvicerane, ka humbur 0.96 lekë duke u kuotuar në vlerën 119.67 lekë.

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 116.94 +0.29
Euro EUR 126.54 -1.14
Poundi Britanik GBP 144.29 -0.41
Franga Zvicerane CHF 119.67 -0.96
Jeni Japonez (100) JPY 108.07 -0.66
Dollari Australian AUD 70.56 -0.65
Dollari Kanadez CAD 82.57 -0.02
Korona Suedeze SEK 11.54 -0.09
Korona Norvegjeze NOK 11.22 -0.10
Korona Daneze DKK 16.90 -0.19
SDR SDR 159.70 +0.37
Ari(OZ 1) XAU 188833.83 +3,385.60
Argjend(OZ 1) XAG 1683.12 +32.51
Juani Kinez (onshore) CNY 16.49 +0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 16.45 +0.04
Lira Turke TRY 17.45 +0.02
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.