FOTO/ Rinis puna për ndërtimin e brezit urban të bregdetit në Sarandë

TIRANË, 3 prill/ATSH/ Në Sarandë ka rinisur puna për ndërtimin e brezit urban të bregdetit.

Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili ndau pamje nga punimet që po kryhen në qytetin turistik.

Punimet kanë rifilluar, pas ndërprerjes për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Njësoj si Lungomarja transformoi Vlorën, ky investim pritet të ndryshojë faqen e Sarandës turistike.

/m.m/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.