FOTO-Elbasan/ Shpërndahen 8 796 pako ndihmash për familjet në nevojë dhe për pensionistët e vetmuar

TIRANË, 3 prill/ATSH/ Prefekti i qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj deklaroi sot se në total në këtë qark janë shpërndarë 8 796 pako ndihmash për pensionistët e vetmuar dhe familjet në nevojë.

Duke informuar mbi operacionet humanitare në këtë qark, Malaj tha se “sot në qarkun e Elbasanit janë shpërndarë 331 pako ushqimore”.

Po ashtu ai tha se “janë shpërndarë 48 pako joushqimore, ndërsa 41 persona janë asistuar me ilaçe të rimbursueshme dhe 15 të tjerë janë ndihmuar për të blerë ilaçe”.

Sipas tij, “operacionet humanitare do të vijojnë edhe në ditët në vijim”.

/m.m/ /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.