Agjencia Telegrafike Shqiptare

Ekselentëve dhe studentëve nuk do t’u preket bursa

TIRANË, 3 prill/ATSH- A. Fortuzi/ Ekselentëve dhe studentëve me bursë nuk do t’i preket bursa.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, duke iu përgjigjur interesit lidhur me bursën ndaj studentëve ekselentë dhe atyre që janë aktualisht me bursë, tha se ekselentët dhe pjesa tjetër e përfituesve të bursës nuk do t’u hiqet bursa, pasi ata nuk po ndjekim mësimin jo për fajin e tyre.

“Ekselentëve nuk do t’i heqim asnjë qindarkë, pasi nuk kanë ikur me pushime për qejfin e tyre, por i konsiderojmë njerëz të dinjitetshëm, që kanë ikur në shtëpi nga halli që na ka zënë. Nuk do t’i heqim bursën dhe studentëve të tjerë, pasi nuk janë atje sepse s’duan të ikin në shkollë, siç bëjnë disa të tjerë edhe kur situata është normale, por kjo bursë është e vlefshme dhe ndihmojnë edhe familjen e tyre, duke parë situatën e vështirë që po kalojmë”, – tha Rama. /r.e/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version