COVID-19/ Veriu i Mitrovicës futet në karantinë

• Mitrovica bëhet me portë për dezinfektimin e qytetarëve •Djemtë e kryetarit Bahtiri, kanë sjellur donacion nga Holanda një portë për dezinfektimin e qytetarëve të Mitrovicës, e cila sot është vendosur në sheshin e qytetit afër QKMF-së “ Dr. Nexhat Çuni”.Gjatë testimit të kësaj porte mori pjesë edhe kryetari, Agim Bahtiri, i cili tha se ndonëse në Mitrovicën jugore ende nuk ka të infektuar me virusin COVID-19, komuna është duke marrë vazhdimisht të gjitha masat e duhura për mbrojtje nga ky virus, dhe se ky donacion është shumë i nevojshëm, pasi që do t’u mundësoj secilit qytetar që del të kryej dezinfektimin përmes kësaj porte.“Kjo është një kabinë dezinfektive që është marrë model nga Japonia me një teknologji të avancuar për dezinfektimin e secilit person që hyn aty. E kemi vendosur në shesh për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të dezinfektohen”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

Gepostet von Komuna e Mitrovicës – Faqe zyrtare am Freitag, 3. April 2020

PRISHTINË, 3 prill /ATSH/ Veriu i Mitrovicës ka hyrë sot pasdite në karantinë të plotë, njofton KosovaPress. Për shkak të rasteve më të reja të infektimit të qytetarëve me koronavirus, shtabi i krizës në veri të Mitrovicës ka shpallur sot të karantinuar këtë qytet.

Burime të KosovaPress-it brenda këtij shtabi kanë bërë të ditur se ky vendim ka hyrë në fuqi nga sot në ora 18:00 dhe do të zgjasë deri në një kohë të pacaktuar.

“Kjo nënkupton se asnjë qytetar nuk mund të hyjë dhe as të dalë nga kjo komunë, ndërsa përjashtim bëjnë rastet emergjente”, kanë thënë këto burime për KosovaPress.

Numri i të infektuarve me koronavirus në veri të Mitrovicës aktualisht është 11 persona, ndërsa gjatë ditës janë parë radhë të gjata të qytetarëve para qendrave mjekësore, për të bërë testin për koronavirus.

Ndërkaq djemtë e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kanë sjellë një donacion nga Holanda, një portë për dezinfektimin e qytetarëve të Mitrovicës, e cila sot është vendosur në sheshin e qytetit.

Gjatë testimit të kësaj porte mori pjesë edhe kryetari Bahtiri, i cili tha se ndonëse në Mitrovicën jugore ende nuk ka të infektuar me virusin COVID-19, komuna është duke marrë vazhdimisht të gjitha masat e duhura për mbrojtje nga ky virus, dhe se ky donacion është shumë i nevojshëm, pasi do t’i mundësojë çdo qytetari që del jashtë shtëpisë të kryejë dezinfektimin përmes kësaj porte.

“Kjo është një kabinë dezinfektive që është marrë model nga Japonia me një teknologji të avancuar për dezinfektimin e secilit person që hyn aty. E kemi vendosur në shesh për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të dezinfektohen”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.