COVID-19 – Me mbi 40 000 të vdekur, Europa kontinenti më i prekur nga pandemia

PARIS, 3 prill /ATSH-AFP/-Pandemia e koronavirusit të ri ka vrarë më shumë se 40 000 njerëz në Europë, sipas një raporti të burimeve zyrtare, të lëshuar sot.

Më shumë se tre të katërtat e vdekjeve kanë ndodhur në Itali, Spanjë dhe Francë.

Me 14 681 dhe 10 935 vdekje përkatësisht, Italia dhe Spanja janë vendet më të prekura në botë.

Franca regjistroi 5 387 të vdekur në tokën e saj.

Me një total prej 40 768 vdekjesh për 574 525 raste, Europa është kontinenti më i goditur nga pandemia e COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.