COVID-19 – Mbi 560 të vdekur në Nju Jork gjatë 24-orëshit të fundit

NJU JORK, 3 prill /ATSH/ – Nju Jorku regjistroi sot gati 3 000 vdekje nga koronavirusi i ri, njoftoi guvernatori i shtetit, Andrew Cuomo, sipas “The Guradian”.

“Numri i të vdekurve, i cili u rrit në 2 935 nga 2 373 i një dite më parë, shënoi rritjen më të lartë ditore, (562), që nga fillimi i krizës së koronavirusit që goditi shtetin”, tha Cuomo.

Në total janë 102 863 raste të konfirmuara me COVID-19 në Nju Jork.

Guvernatori Cuomo theksoi se spitalet janë shndërruar në mënyrë efektive në spitale të kujdesit intensiv për pacientët me COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.