COVID-19/ Ambasada shqiptare në Slloveni: Qytetarët të mos udhëtojnë

TIRANË, 3 prill/ATSH/  -Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Slloveni nuk duhet të udhëtojnë drejt Shqipërisë.

Ambasada e Shqipërisë në Slloveni ka njoftuar sot të gjithë qytetarët shqiptarë që të mos udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe të mos bazohen në informacione të dhëna nga individë të papërgjegjshëm dhe informacione të rreme.

“Ju bëjmë me dije për të mos udhëtuar drejt Shqipërisë‼ Të nderuar qytetarë shqiptarë, mos u bazoni në informacione të dhëna nga individë të papërgjegjshëm dhe informacione të rreme”, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare.

“Për të udhëtuar drejt Shqipërisë, nuk mund t’ju jepet asnjë asistencë. Të gjithë kufijtë janë të mbyllur‼ Qëndroni atje ku jetoni, në të mirë të familjes dhe të afërmve tuaj”, theksohet në njoftim.

Ambasada thekson se për çdo sqarim, qytetarët shqiptarë në Slloveni mund të telefonojnë në numrin e emergjencës +38631240760

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.