Agjencia Telegrafike Shqiptare

Çomo: Të gjithë pacientët po trajtohen me terapi bashkëkohore

TIRANË, 3 prill /ATSH-Maela Marini/ Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo deklaroi sot se “të gjithë pacientët po trajtohen sipas standardeve bashkëkohore me të gjitha terapitë e mundura”.

Në mbledhjen online të Komitetit Teknik të Epidemisë me Kryeministrin Edi Rama, mjekja Çomo u shpreh optimiste, ndërsa theksoi se numri i personave të paraqitur te ne, në total ka qenë rreth 130 veta”.

“Shumë të tjerë kanë lënë spitalin, por vazhdojmë të kemi forma të rënda ose shumë të rënda nga ana mjekësore”, tha ajo.

Lidhur me trajtimin e pacientëve, ajo tha se “sot kemi pacientë që pasi kanë qenë një javë në terapi intensive sot i kemi nxjerrë dhe janë të shëndetshëm dhe ky mbetet lajm pozitiv”.

“Po përdorim terapi bashkëkohore dhe po bëjmë maksimumin në kuptimin profesional. Përditshmëria e të shtruarve është rreth shifrës 70-80 persona”, tha Çomo. /a.a/ /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version