BRUKSEL – BE heq detyrimet doganore dhe TVSH-në për importin e pajisjeve mjekësore

BRUKSEL, 3 prill /ATSH-AFP/- Komisioni Europian njoftoi sot se do të hiqë dorë përkohësisht nga detyrimet doganore dhe TVSH-ja për importet e pajisjeve mjekësore, në mënyrë që të ndihmojë në luftimin e koronavirusit.

“Në këtë mënyrë, në planin financiar, do të jetë më i lehtë sigurimi i pajisjeve mjekësore, dëshpërimisht të nevojshme për mjekët, infermierët dhe pacientët”, njoftoi KE nëpërmjet një deklarate.

Kjo masë ka të bëjë veçanërisht me maskat ​​dhe pajisjet mbrojtëse, si edhe pajisjet e depistimit dhe ventilatorët.

Masa do të zbatohet për një periudhë të rinovueshme prej gjashtë muajsh me efekt prapaveprues nga 30 janari./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.