VIDEO/ ATSH sjell pamje nga Tirana, lufta ndaj COVID-19 i mbyll të gjithë nëpër shtëpia

TIRANË, 2 prill/ATSH/ E enjtja e 2 prillit e ka gjetur kryeqytetin e zhurmshëm sërish të qetë në këtë kohë ‘lufte’. Lufta ndaj COVID-19 i ka mbyllur të gjithë kryeqytetasit nëpër shtëpi e tashmë Tirana duket e qetë dhe pa asnjë lëvizje të qytetarëve dhe automjeteve.

Agjencia Telegrafike Shqiptare ka sjellë pamje direkt nga rruga “Llazi Miho” në Kombinat dhe rruga “Xhanfize Keko”, ku pas orës 13:00, nuk vërehen lëvizje të qytetarëve.

Kafenetë, baret, restorantet e çdo aktivitet tjetër paraqitet i mbyllur në Tiranë. Në rrugë shihet të qarkullojnë vetëm automjetet e FA dhe të Policisë, të cilat njëherazi monitorojnë respektimin e masave kundër koronavirusit.

Kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ana e qeverisë shihet si masë shtrënguese në ‘luftën’ e egër të armikut të padukshëm COVID-19.

Qytetarëve u është kufizuar lëvizja dhe kanë mundësi të lëvizin vetëm një orë gjatë ditës, vetëm një anëtar i familjes gjatë orarit 05:00-13:00. Pensionistëve dhe të moshuarve nuk u aprovohet leja për të lëvizur, për shkak se janë më të rrezikuar nga infektimi.

z.tosku/ /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.