TURQI – Kryebashkiaku i Stambollit bën thirrje për kufizim të plotë

STAMBOLL, 2 prill /ATSH-AFP/- Kryebashkiaku i Stambollit bëri thirrje sot për kufizim të plotë të qytetit më të madh të Turqisë për të parandaluar një masakër të lidhur me koronavirusin e ri, duke shprehur zhgënjimin nga mungesën e koordinimit me presidentin Recep Tayyip Erdogan.

“Bazuar në atë që është bërë diku tjetër në botë, unë jam i bindur që një kufizim total prej dy ose tre javësh në Stamboll do të zvogëlojë numrin e rasteve dhe vdekjeve”, tha Ekrem Imamoglu, në një intervistë.

Stambolli, kryeqyteti ekonomik i Turqisë me një popullsi prej rreth 16 milionë banorësh, është epiqendra e epidemisë së koronavirusit të ri në vend.

Të mërkurën, ministri i Shëndetësisë njoftoi vdekjen e 117 personave të sëmurë me COVID-19 k në Stamboll dhe se 60 % e rasteve të regjistruara në Turqi ishin në këtë qytet.

Sipas raportit të fundit zyrtar të botuar sot në mbrëmje, më shumë se 18 000 raste me koronavirusit janë identifikuar në Turqi, përfshirë 356 vdekje./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.