SPORT/ Ish-ylli brazilian Ronaldo u bën thirrje tifozëve të qëndrojnë në shtëpi

LIMA, 2 prill /ATSH-AA/ Ish-ylli brazilian i futbollit Ronaldo Luis Nazario de Lima u bëri thirrje tifozëve të qëndrojnë në shtëpi si pjesë e luftës globale kundër koronavirusit të ri COVID-19.

“Gjëja më e mirë për të bërë tani është të qëndroni në shtëpi siç rekomandohet nga autoritetet botërore të shëndetit dhe qeveritë”, thekoi në mediet sociale Ronaldo.

Ronaldo, 43 vjeç, në profilin e klubit spanjoll Real Valladolid në Twitter tha se njerëzit duhet të kenë shumë durim dhe përgjegjësi për të minimizuar efektet e shpërthimit të koronavirusit pasi bota po kalon një kohë të vështirë.

Ai tha se shpreson që bota ta mundë koronavirusin në kohën më të shkurtër të mundshme. “Faleminderit dhe qëndroni në shtëpi. Shihemi së shpejti”, shtoi ai.

Fituesi i Kupës së Botës 1994 dhe 2002 zotëron 72,7 % të aksioneve në Real Valladolid.

Ai ishte një nga figurat legjendare të futbollit në vitet 1990 dhe 2000, duke luajtur për PSV Eindhoven, Barcelona, Real Madrid, rivalët italianë Inter i Milanos dhe AC Milan si dhe kombëtaren e Brazilit.

Ronaldo shënoi 62 gola në 98 paraqitje ndërkombëtare për Brazilin. /os//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.