Rama: Lajm i mirë: 9 të shëruar

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaron se edhe 9 persona të tjerë janë shëruar nga COVID-19.

“Lajm i mirë: 9 të shëruar sot”, deklaroi mbrëmjen e shkuar Kryeministri Rama.

Shërimi i 9 personave e çon në 76 numrin e të shëruarve nga COVID-19 në vendin tonë.

Deri tani janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.