Portofoli i Bankës së Shqipërisë shënoi 55,5 miliardë lekë në fund të 2019

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Gjatë 3-mujorit të katërt të vitit 2019, portofoli i Bankës së Shqipërisë shënoi nivelin 55,5 miliardë lekë.

Banka e Shqipërisë njofton se veprimet me portofolin në likuiditetin e përhershëm të sistemit bankar në 5 vitet e fundit ka qenë minimal. Kjo tregon për mirëkapitalizim të sistemit bankar.

Ndërkohë sistemi bankar ka përdorur depozitën në Bankës së Shqipërisë për mesatarisht 6,20 miliardë lekë kundrejt mesatarisht 6,49 miliardë lekëve në 3-mujorin e mëparshëm dhe 7,10 miliardë lekëve në pjesën e parë të vitit.

Instrumenti i kredisë njëditore është përdorur në 3 raste për shuma 0.4-1.25 miliardë lekë, thuhet në njoftimin e BSH-së. e.xh/ /a.a/ /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.