Parashikimi i motit, e enjte, 2 prill 2020

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se dita e enjte do të sjellë ndryshim të kushteve atmosferike. Orët me diell do të mbizotërojnë në të gjithë territorin. Në orët e mëngjesit do të ketë prezencë të mjegullës së dendur, kryesisht nëpër lugina.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut 2-10 m/s, përgjatë vijës bregdetare deri në 15 m/s.

Ajo që vlen për t’u theksuar janë temperaturat në vlerat minimale të cilat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku pothuajse i gjithë vendi do të jetë në vlera negative.

Më konkretisht:
në zonat malore -5ºC deri në 5ºC

në zonat e ulëta -2ºC deri në 14ºC

në zonat bregdetare 2ºC deri në 15ºC

/e.m/ /a.g/ /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.