TIRANË, 2 prill /ATSH/ Drejtoria Rajonale e Autoritetit të Kontrollit Ushqimor në Elbasan në kontrollet e kryera sot në bashkinë Elbasan ka konstatuar respektim të masave nga ana e bizneseve, me qëllim parandalimin e infeksionit të COVID-19.
Dy grupet e terrenit kryen kontrolle në furra buke si dhe supermarkete apo subjekte fruta-perimesh.
DRAKU Elbasan informoi se “sot më datë 2 prill vazhdoi me inspektimin subjekteve në bashkinë Elbasan. Në terren ishte një grup inspektimi. U inspektuan 3 furra buke. Konstatohet se në subjekte së gjatë shërbimit përdoreshin maska, doreza dhe dezinfektantë. Buka shërbehej e paprerë. Ishte i afishuar plani i masave për parandalimin e infeksionit COVID-19. Nga monitorimet e kryera në subjekte rezulton se nuk ka rritje të çmimeve në produktet ushqimore”. z.tosku/ /a.a/ /r.e/