Kuvendi ndriçohet në blu: Solidaritet në Ditën e Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin

TIRANE, 2 prill/ATSH/ Me rastin e 2 Prillit, Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin, ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë, në mbrëmjen e kësaj dite është ndriçuar në ngjyrë blu.

Kuvendi i bashkohet me këtë veprim nismës së Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenic Scaglione”, për sensibilizimin dhe solidarizimin e publikut për këtë ditë kushtuar kësaj kategorie të fëmijëve shqiptarë. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.