KINË – Rikthehet kufizimi në një qark në pjesën qendrore të vendit nga COVID-19

PEKIN, 2 prill /ATSH-AFP/ – Rreth 600,000 banorë të një qarku në pjesën qendrore të Kinës u vendosën në karantinë pas zbulimit të një rasti me COVID-19, në një kohë kur vendi i trembet një vale tjetër kontaminimesh.

Kina, djepi i koronavirusit të ri në fund të vitit të kaluar, duket se ka përmbajtur kryesisht epideminë.
Por autoritetet janë të shqetësuar për rikthimin e sëmundjes në vendin e tyre, veçanërisht nga jashtë.

Qarku ose departamenti i Jias, që ndodhet rreth 800 kilometra larg Pekinit në provincën Henan, njoftoi dje se banorët e saj nuk mund të dilnin më nga shtëpitë e tyre pa autorizim.

Sipas një direktive të publikuar në internet, vetëm njerëzit me leje të veçantë mund të vazhdojnë të shkojnë në punë dhe automjetet mund të udhëtojnë vetëm një në dy ditë, në varësi të targave të tyre./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.