GJERMANI – Mbi 2 000 punonjës shëndetësie të infektuar me COVID-19

BERLIN, 2 prill /ATSH-DPA/ – Më shumë se 2 000 punonjës shëndetësie në Gjermani kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, njoftoi agjencia e shëndetit publik të vendit, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara u rrit në 77 500.

Instituti Robert Koch njoftoi për gazetën “Sueddeutsche Zeitung” se 2 300 punonjës shëndetësie kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Instituti shtoi se numri aktual i punonjësve mjekësorë të prekur ishte ndoshta shumë më i lartë, pasi informacioni nuk përfshin të infektuarit në vende si zyrat e mjekëve, shtëpitë e infermierëve dhe klinikat ambulatore. / /sara/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.