GJERMANI – Arrin në 1 048 numri i viktimave nga COVID-19

BERLIN, 2 prill /ATSH-AA/ – Numri i viktimave nga koronavirusi në Gjermani është rritur në 1 048, pasi në 24 orët e fundit janë konfirmuar 117 viktima.

Sipas të dhënave të fundit të ministrive rajonale të Shëndetësisë dhe universitetit Johns Hopkins, numri i rasteve në vend është rritur me 5 478, duke arritur në 83 459.

Shteti më i prekur i Gjermanisë është Bavaria, ndërsa pas tij renditet North Rhine-Westphalia .

Deri tani, në Bavari janë regjistruar 298 viktima, ndërsa në North Rhine-Westphalia 216. / /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.