COVID-19/ Ndërron jetë personi i parë nga veriu i Kosovës

PRISHTINË, 2 prill /ATSH/ Është shënuar viktima e parë prej koronavirusit nga Veriu i Kosovës, saktësisht nga Leposaviqi, njofton KosovaPress.

Pacienti i moshës 47-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e shkuar në spitalin e Nishit.

Mësohet se viktima, i konfirmuar pozitiv me COVID-19 ishte dërguar të dielën në spitalin e Nishit, por pas komplikimeve të rënda humbi jetën.

/KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.