BRUKSEL – BE propozon garantimin e planeve kombëtare deri në 100 miliardë euro për punësimin

BRUKSEL, 2 prill /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian propozoi sot krijimin e një instrumenti për të garantuar deri në 100 miliardë euro planet kombëtare për mbështetjen e punësimit, krijuar për shkak të epidemisë së koronavirusit.

“Ky instrument do t’u mundësojë shteteve anëtare të marrin kredi nga BE me kushte të favorshme për t’i ndihmuar veçanërisht për mbulimin e kostove të lidhura drejtpërdrejt me krijimin apo shtrirjen e regjimeve kombëtare të punësimit të pjesshëm”, theksoi ekzekutivi europian në një komunikatë.

“Ne bashkojmë forcat tona me ato të shteteve anëtare për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur mjetet për jetesën. Ky është solidaritet europian”, theksoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në një konferencë shtypi./ /ec/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.