Basha: Situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit kufitar kërkon ndërhyrje urgjente

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot në mbrëmje se “situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente”.

“Qeveria të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve, që prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi”, tha Basha.

Ai shtoi se “braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore”.

“Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre”, tha Basha. /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.