ARRSH: Të gjitha akset rrugore në vend janë pastruar nga bora

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Reshjet e borës dhe të shiut kanë pushuar dhe qarkullimi i mjeteve në të gjitha akset rrugore në vend kryhet pa probleme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se të gjitha akset rrugore në vend janë pastruar nga bora dhe nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve.

ARRSH bën të ditur se kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren me mjete e punëtorë për të mbajtur të hapura akset rrugore. /a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.